Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes në Ndroq, pistat që po hetohen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.12.2024, 17:05

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që ndodhi pasditen e sotme në Ndroq, ku 50-vjeçari Alfred Dedja u qëllua për vdekje me armë zjarri teksa po dilte nga një lokal.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si 27-vjeçari Julian Gjoshi nga Shijaku. Gjoshi dhe Dedja rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas raportimeve paraprake, autori i dyshuar po futej në lokal e ka qëlluar viktimën me armë zjarri dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një makinë të tipit ML.

Referuar të dhënave nga grupi hetimor, pista e parë e dyshuar që është ngritur për këtë ngjarje është prishja e pazareve të drogës. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ndodhur pas një grindje të çastit apo për motive banale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit