Cikloni “Fengal” shkaktoi të paktën 19 viktima në Indi dhe Sri Lanka. Përmbytje masive u raportuan në shtetin Tamil Nadu dhe rajonin Puducherry, pas kalimit të ciklonit nga bregu jugor i Indisë përmes Gjirit të Bengalit të shtunën.
Sipas zyrës së motit të Indisë, “Puducherry ishte goditur nga reshjet më të rënda të shiut në 24 orët e fundit në 30 vitet e fundit”.
Cikloni përmbyti disa pjesë të qytetit jugor Chennai, ndërsa fluturimet nga qyteti u pezulluan përkohësisht të shtunën, por u rinisën të dielën herët në mëngjes, sipas autoritetit të aeroporteve të Indisë.