Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Angjelohor, Selanik, ku një burrë 46-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 60-vjeçare dhe ka plagosur djalin 29-vjeçar.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit pas një debati të ashpër. Gjatë konfliktit, burri ka sulmuar gruan me thikë, ndërsa djali ka tentuar ta ndalojë. Në përpjekje për të mbrojtur të birin, gruaja është goditur për vdekje.
Autori i krimit është vetëdorëzuar në polici dhe është arrestuar, ndërsa djali i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.