Një konflikt i rëndë ka ndodhur në zonën e 'Don Boskos' në Tiranë, ku dy vëllezër janë përfshirë në një debat që ka degjeneruar në dhunë. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre dhe ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës.
Sipas informacioneve, vëllai më i vogël ka plagosur me thikë vëllain e madh, duke i shkaktuar dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente mjekësore. I plagosuri, një burrë 53-vjeçar, ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, vëllai tjetër, 48 vjeç, është ndaluar nga autoritetet dhe po mbahet në paraburgim. Mësohet se shkak i konfliktit dyshohet të jenë motive të dobëta. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.