Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë nga një lagje në Kukës, ku banorët përballen me kushte të papranueshme prej dekadash. Rreth 400 familje jetojnë në këtë zonë, por për më shumë se 25 vjet nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës.
Gjendja është veçanërisht e rëndë për fëmijët që shkojnë në shkollë. Qytetari shkruan se ata janë të detyruar të vendosin qese plastike në këmbë për të kaluar baltën deri sa të arrijnë në rrugën e asfaltuar. Ai shprehet se edhe mjetet e transportit janë dëmtuar rëndë për shkak të rrugëve të papërshtatshme.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e kësaj situate. Ata apelojnë për ndihmë dhe shpresojnë që ky denoncim të tërheqë vëmendjen e organeve përgjegjëse.
Mesazhi i plotë:
“Prsh si jeni mundeni ta postoni ju lutem kete eshte nje situate shum alarmante per kete lagje ne kukes seshte vene dor ce 25 vjet jane mbi 400 familje ce jetojn ne kete zone dhe femijet e shkolles akoma si ne kohen e qepes vendosin qese ne kembe deri te u afru te rruga e asfaltuar mire se edhe makinat i kemi bere copa copa por as nuk pergjigjet kush nqs do mundnit vec ta postonit se ndoshta marrim ndonje reagim nga organet ligjsbatuese.”