Pamje të kanalit të “Ibër-Lepencit” një ditë pas sulmit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.11.2024, 11:09

Pjesëtarë të KFOR-it janë parë në vendngjarje pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar disa fotografi të ditës së sotme nga vendi ku ndodhi shpërthimi. Aty shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe disa ushtarë të KFOR-it.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit