Teknologjia në ndihmë të tetraplegjikëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.11.2024, 17:58

Neuralink, kompania e Elon Musk, ka nisur testet zyrtare për kontrollimin e krahut robotik me anë të një mikroçipi të implantuar në tru, përmes projektit të saj të quajtur "Convoy". Ky projekt do të nisë fazën eksperimentale me disa pacientë kanadezë.

Ndryshe nga grupet e tjera kërkimore, "Convoy" synon të realizojë lidhjen mes implantit cerebral dhe robotit pa përdorimin e fishave, duke e bërë kontrollin më të avancuar dhe të drejtpërdrejtë. Kjo mund të sjellë përmirësime të dukshme në trajtimin e pacientëve tetraplegjikë.

Projekti do të mbështetet në pajisjet N1, të cilat janë tashmë të implantuara në dy pacientë amerikanë që mund të kontrollojnë kompjuterin dhe smartphone-in me mikroçipin e implantuar, pjesë e projektit Prime që nisi në janar 2024.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit