Jemi në dimër dhe një rrugë e pashtruar, me baltë dhe pellgje uji, është realiteti i shumë fshatrave në vendin tonë.
Duke qenë se premtimet elektorale janë vetëm fjalë, banorët kanë vendosur t'i shpëtojnë këtij makthi me forcat e tyre.
Në fshatin Ferraj, njësia administrative Dajt, banorët kanë mbledhur lekët vetë dhe kanë marrë përsipër hapjen e rrugës me fadroma dhe shtrimin me beton të saj, për t'i shpëtuar sadopak baltës.
Edhe pse shtetit i paguajnë rregullisht taksat dhe kryejnë obligimet si qytetarë të këtij vendi, banorët thonë se shteti i ka lënë në harresë pasi asnjë lloj investimi s'kanë kryer.
Mesazhi i banorëve:
Banoret e fshatit ferraj po shtrojne vullnetarisht rrugen me shpenzimet e tyre rrugen e lagjes nje kilometer rruge e shtruar nga banorete fshatit ferraj Njesia dajt tirane ne mungese te admknistrades kurr skqn veme dore me lagjen tone rrugen ekemi hapur vete dhe e memo shtruar po vete mjafton we me taksat jemi korrekt i paguajme cdo gje shtetit ndersa per investim kurr su investua te lagjja ferraj tirane