Një biznesmen nga Peqini është midis 19 personave që SPAK ka lëshuar urdhër-arrest, si pjesë e një organizate kriminale.
Bëhet fjalë për Marsel alias Bujar Shega, i cili është administrator i dy kompanive, Viola Green dhe Wonder Green.
Shega akuzohet për lidhje me të shumëkërkuarkuarin Suel Çel. Ndaj këtij të fundit gjithashtu është lëshuar urdhër arresti nga SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se biznesmeni nga Peqini është arrestuar në Milano. Sipas saj, kompanitë e Shegës kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve, ndërsa ai njihet gjithashtu për lidhjet e tij të forta në politikë.
Lala theksoi se Shega dyshohet për pastrim parash të disa grupeve kriminale, një prej të cilëve me bazë në Dubai, që ka kryer investime në Tiranë në pasuri të paluajtshme.
Më tej, gazetarja e kronikës ka deklaruar se Shega ka qenë ish-ortak biznesi me babain e kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo.