Drejtësi për Martinin: “Ose plotësoni kërkesat tona, ose nxënësit do të bojkotojnë mësimin”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.11.2024, 19:18

Protesta e sotme përpara Ministrisë së Arsimit, e zhvilluar pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, u mbyll pas pjesëmarrjes masive të qytetarëve dhe familjarëve të viktimës.

Babai i adoleshentit, i rënduar emocionalisht, nuk mundi të fliste, ndërsa gjyshi i Martinit premtoi që familja do të kërkojë drejtësi deri në fund. Në tubim ishin të pranishëm edhe tezja e Martinit dhe figura të njohura si aktori Florjan Binaj, i cili tha se qëllimi i protestës është të sigurohet një e ardhme e sigurt për fëmijët e vendit.

Protestuesit ngritën tetë kërkesa kryesore, përfshirë shtimin e punonjësve socialë dhe oficerëve të sigurisë në shkolla, si dhe përmirësimin e përgjithshëm të sigurisë. Ata paralajmëruan bojkot mësimor në mbarë vendin të mërkurën nëse Ministria e Arsimit nuk adreson kërkesat e tyre. Një protestues nga Elbasani bëri thirrje për solidaritet, ndërsa në shenjë simbolike u hodh bojë e kuqe përpara Ministrisë, për të përfaqësuar gjakun e pafajshëm të Martinit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit