Vangjush Dako dënohet vetëm me 2 vjet e 8 muaj burg!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.11.2024, 17:20

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 8 muaj burg për veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste. Në një prej rasteve, ai është akuzuar për miratimin e ndërtimit të një pallati që u shemb nga tërmeti i vitit 2019, ndërsa në rastin tjetër për manipulimin e një tenderi për ndërtimin e një shëtitorjeje, i cili ka shkaktuar një dëm prej 180 milionë lekë për buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi janë dënuar gjithashtu me nga 2 vite burg, por dënimi për ta është pezulluar. Vangjush Dako ka qenë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe u arrestua në qershor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, por u la i lirë në shkurt të këtij viti pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afatit të caktuar nga gjykata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit