Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Një 50-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në një firmë për përpunimin e duraluminit. Punëtori është dëmtuar nga një makineri dhe për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në spital.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe hetimet vijojnë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.