Kush ishte shqiptari që u gjet i vrarë në Itali, autori i dyshuar një bashkatdhetar i tij

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 25.11.2024, 12:49

Nikolin Nika quhet 42-vjeçari shqiptar, që u gjet i vdekur me tri plagë në qafë në një trotuar përpara një lokali në Viale Delle Vittoria, në Bettola, pasditen e 24 nëntorit.

Policia italiane arrestoi disa orë më vonë një shtetas shqiptar si të dyshuar për vrasjen e tij. Pas marrjes në pyetje, i dyshuari u dërgua në burg dhe akuzohet për vrasje me dashje.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar, ndërsa dyshohet se krimi ndodhi pas një konflikti mes dy shqiptarëve. Viktima, baba i dy fëmijëve, u gjet në një pellg gjaku dhe pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, humbi jetën.

Policia ka kontrolluar edhe ambientet e lokalit për të gjetur armën e krimit, që dyshohet të jetë një kaçavidë ose thikë. Nikolin Nika kishte jetuar prej vitesh në Bettola me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit