Vrasja e Martinit, mbetet mister se kush e shoqëroi autorin me makinë pas krimit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.11.2024, 17:04

Një ngjarje tragjike ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku një 14-vjeçar qëlloi me thikë dhe vrau bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani. Pas krimit, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes dhe fshehu thikën në një çati pranë Gjykatës së Apelit, ndërsa detajet e ngjarjes po zbardhen nga policia.

Edhe pse 14-vjeçari nuk është pyetur ende nga policia, detajet e ngjarjes po zbardhen gradualisht. Një nga çështjet kryesore që po hetohet është identiteti i personit që ndihmoi të miturin të largohej me makinë pas krimit. Për këtë qëllim, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka marrë dëshmitë e mësuesve, oficeres së sigurisë dhe të tjerë individë që mund të ofrojnë informacion të rëndësishëm për hetimin.

Autori i dyshuar, i cili po trajtohet për një dëmtim në dorë, është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” dhe akuzat për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Maksimumi i dënimit për një të mitur 14-17 vjeç është 12 vite burg, që aplikohet vetëm për veprat penale me dënime mbi 7 vite. Për shkak të rëndësisë së veprës, ai pritet të vuajë dënimin pas përfundimit të trajtimit mjekësor.

Vrasja e adoleshentit ndodhi 150 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Të dy, viktima dhe autori, ishin nxënës të së njëjtës shkollë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit