Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Lentisio Bicaku, 15 vjeç, i diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të leuçemisë Akute Limfoblastike ka nevojë për ndihmë.
I mituri pak ditë më parë filloi të kishte temperatura të larta dhe të përsëritura. Gjakderdhjet nga hundët, zverdhja e fytyrës dhe dobësimi i tij i shpejtë alarmuan prindërit të cilët iu drejtuan menjëherë spitalit.
Pas analizave dhe kontrolleve të kryera, Lentisio është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë dhe familjarët janë aralajmëruar se gjendja e tij po përkeqësohet me shpejtësi çdo ditë.
Ata thonë se zgjidhja e vetme për të shpëtuar Lentision është një transplant i palcës kockore, një procedurë urgjente dhe jetike, e cila mund të kryhet vetëm jashtë vendit.
Por kostot e këtij trajtimi, procedura e transplantit dhe shpenzimet spitalore
janë jashtë mundësive të tyre financiare prandaj kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.
Ata luten për ndihmë nga shqiptarët pasi çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shërimit të Lentisios.
Apeli i babait:
Jam duke kërkuar ndihmën tuaj për të shpëtuar jetën e djalit tim, Lentisio Bicaku, 15 vjeç, i cili po lufton me një sëmundje shumë të rëndë: Leuçemia Akute Limfoblastike (ALL).
Gjithçka filloi vetëm pak kohë më parë me temperatura të larta, gjakderdhje nga hundët dhe një zverdhje të papritur në fytyrë. Gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi dhe sot, këmbët e tij kanë filluar të enjtën, duke na alarmuar për urgjencën e situatës. Doktorët kanë thënë se gjendja po përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe se ai duhet të niset menjëherë për trajtim jashtë shtetit.
Zgjidhja e vetme për Lentision është transplanti i palcës kockore, një procedurë shumë e kushtueshme, por e vetmja shpresë për të shpëtuar jetën e tij. Pse na nevojitet ndihma juaj?
Familja jonë është përballur me sfida të mëdha emocionale dhe financiare në këtë betejë të papritur dhe të vështirë. Kostot për trajtimin dhe tra