Si pasojë e ndërhyrjes për hapjen e një rruge të re, e cila nuk ka ekzistuar më parë, është shkaktuar një dëm i madh mjedisor. Segmenti rrugor, sipas qytetarit, është realizuar jashtë kritereve të përcaktuara nga ligjet dhe aktet nënligjore. Dyshohet se ndërhyrja është mbështetur nga veprime ose mosveprime të personave me autoritet shtetëror, përfshirë titullarin e bashkisë.
Gjithashtu, denoncuesi thotë se kjo ndërhyrje është kryer me dijeni dhe udhëheqje të drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Mesazhi:
“Pershendetje JOQ parku kombetar i valbones i mbrojur nga UNESCO po fillon shkaterrimin dhe betonizimin,prerjen dhe copetimin e plote te pyllit dhe te arroreve.Si pasojë e ndërhyrjes së realizuar për hapjen e një rruge të re, pra që nuk ka ekzistuar më herët, konstatohet të jetë shkaktuar një dëm i përllogaritur dhe I vlerësueshëm tashmë. Konstatohet se segmenti rrugor në fjalë është realizuar jashtë të gjitha kritereve që përcaktohet nga parashikimet ligjore dhe nënligjore, por më pas nuk është ndaluar, madje dyshohet se është mbështetur me veprime dhe mosveprime nga persona të veshur me autoritet shtetëror, përfshirë këtu dhe titullarin e bashkisë. Anonim ju lutem Ky kjo rruge dhe ky makabritet eshte ber nga drejtori i agjensise kombetare te mjedisit.”
Ky denoncim vjen vetëm pak kohë pas raportimeve të tjera për shkatërrime të ngjashme në zona të tjera të vendit, duke ngritur alarmin për dëmtimin e mjedisit dhe nevojën për mbrojtje më të fortë të pyjeve dhe parqeve kombëtare.