47-vjeçari bëri kallëzim të rremë, mashtroi se e kishte rrahur kunati

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 16.11.2024, 14:08

Një 47-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia nën akuzën për kallëzim të rremë. Shtetasi me inicialet A.N., banues në kryeqytet, kishte bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë Nr. 4, duke deklaruar se ishte dhunuar fizikisht nga kunati i tij, shtetasi B.D.

Pas kryerjes së hetimeve nga autoritetet, u konstatua se pretendimi i bërë nga A.N. nuk ishte i vërtetë. Verifikimet zbuluan se kunati i tij, B.D., ndodhej jashtë Shqipërisë, konkretisht në Greqi, në kohën kur ishte bërë kallëzimi.

Pas këtij konstatimi, ndaj A.N. u mor masa e arrestit dhe çështja iu referua Prokurorisë së Tiranës për të vazhduar me procedurat ligjore të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit