Dhuna ndaj fëmijëve në internet, shantazhet dhe përndjekja format më të shpeshta

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 15.11.2024, 11:25

Ditën e enjte është prezantuar raporti i formave më të përhapura të dhunës ndaj fëmijëve. Plaftorma për internet të sigurt për fëmijë në Shqipëri, “iSigurt.al”, në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve CRCA dhe Linjën Kombëtare të Këshillimit Alo 116 bënë publike gjetjet më të rëndësishme lidhur me sigurinë e fëmijëve online në vend.

Sipas raportit, forma më e përhapur e dhunës ndaj fëmijëve në internet gjatë vitit 2024, ka qenë përmes shantazheve dhe përndjekjeve.

Gjetjet janë rezultat i monitorimeve të periudhës janar-tetor të këtij viti dhe i referohen rastëve të raportuara nga vetë fëmijët ose adoleshentët dhe nga prindërit e tyre apo më të rriturit që kujdesen për ta.

Vetëm gjatë vitit 2024, në platformën “iSigurt.al” kanë mbërritur 330 raportime, të cilat specifikisht lidhen me shkelje në 1567 linqe URL në hapësirën kibernetike.

Linqet me përmbajtje më të dëmshme kryesohen nga platform TikTok, ndjekur nga Telegram, më pas Instagram dhe në fund Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit