Prindërit e fëmijëve që frekuentojnë Kopshtin Nr. 6 në Tiranë kanë ngritur shqetësime lidhur me kërkesat e vazhdueshme të drejtoreshës dhe stafit të kopshtit.
Që nga muaji shtator, drejtoresha ka udhëzuar edukatoret që prindërit të sigurojnë materialet e nevojshme për kuzhinën dhe ambientet e kopshtit. Pas dorëzimit të gjithë materialeve, tani është kërkuar nga secili prind një shumë prej 2000 lekësh për blerjen e dyshekëve.
Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim, pasi shumë prindër e konsiderojnë këtë abuzim me detyrimet që ata kanë ndaj institucionit shtetëror. Ata ngrenë pyetjen se përse duhet të paguajnë për mobilimin e kopshtit, duke qenë se paguajnë taksa për shkollat dhe kopshtet publike. Ata kërkojnë që këto shpenzime të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe jo nga xhepi i prindërve.
Prindërit kërkojnë nga drejtoresha që të reflektojë dhe të ndalë presionin ndaj edukatoreve, duke kërkuar që shpenzimet për dyshekët të mbulohen nga Bashkia dhe jo të ngarkohen mbi prindërit. Ata shpresojnë që Bashkia e Tiranës të ndërmarrë veprime për të adresuar këtë padrejtësi dhe për të siguruar kushte për fëmijët pa shkaktuar shpenzime të paplanifikuara për prindërit.
"Pershendetje! Si jeni? Doja te beja nje denoncim per kopeshtin nr 6 ne Tirane. Ka qe ne muajin shtator qe ka filluar kopshti muaj per muaj drejtoresha i jep urdher edukatoreve qe prinderit te sjellin materialet e nevojshme per guzhinen dhe ambjentet e kopshtit. Pasi i cuam te gjitha gjerat qe kerkuan, tani na kerkojne nga 20 mije lek sepse do blihen dysheket. A paguajme taksa ne per shkollat, kopshtet e shtetit? Ku shkojne keto taksa sepse po i mobilojme vet kopshtet. Ben mire drejtoresha mos ti bej presion edukatoreve por te na i kthej leket e dyshkeve dhe tja kerkoj bashkise. Faleminderit shume nga ana juaj. Shpresoj qe Bashkia te reflektoj per kete padrejtesi qe po i behet femijeve."