Pedofili amerikan arrestohet në Tiranë, prodhonte materiale pornografike me të mitur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.11.2024, 10:16

David Ira Lang, një shtetas amerikan 71-vjeçar, është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për prodhim dhe posedim të materialeve pornografike me të mitur.

Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi disa mujor dhe në kuadër të hetimit, autoritetet kanë kryer një kontroll në banesën e Langut në Tiranë, ku janë gjetur dhe sekuestruar pajisje elektronike dhe materiale të tjera që dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e veprimtarive kriminale të lidhura me pornografinë e fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, David Ira Lang kishte një precedent penal të mëparshëm në Rusi, ku ishte dënuar me 7.5 vite burg për akuza të ngjashme. Hetimet kanë nisur për të zbuluar më shumë detaje rreth aktivitetit të tij dhe për të përcaktuar shtrirjen e mundshme të veprimtarisë kriminale.

Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe mundësitë që ky individ mund të ketë pasur për të kryer këtë krim në Shqipëri dhe mundësitë e lidhjeve të mundshme me individë ose grupe të tjera që merren me aktivitete të ngjashme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit