Tiranë/ Një person qëllohet me plumb në kokë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.11.2024, 00:01

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, ku dyshohet se një individ është qëlluar në kokë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Burimet raportojnë se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkaqet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur motivet e kësaj plagosjeje të rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit