Me shpejtësi dhe pa kaskë, 18-vjeçari shqiptar bëri aksident me motor dhe vdiq në vend në Athinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.11.2024, 18:04

Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në qendër të Athinës, ku mbeti i vdekur një 18-vjeçar shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të njohura të kryeqytetit grek Kipseli, ku dy të rinj, shqiptari dhe një 16-vjeçar grek, teksa po udhëtonin me motor me shpejtësi, pa kaska, u përplasën me njëri-tjetrin.

I riu grek ka fluturuar nga motori dhe ka dalë anash rrugës, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i riu shqiptar është rrëzuar në asfalt, ku mbetur i vdekur.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit