Shpërthen bombola e gazit në Gjirokastër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.11.2024, 14:26

Një incident i frikshëm është shënuar pak minuta më parë në Gjirokastër! Një bombol gazi ka shpërthyer gjatë punimeve për izolimin e një tarace.

Ngjarja ndodhi pranë rrugës, duke krijuar panik mes kalimtarëve dhe banorëve të zonës.

Siç shihet në pamjet e siguruara për JOQ, një shtresë pluhuri mbuloi zonën përreth, ndërsa qytetarët dolën të shqetësuar për të parë çfarë kishte ndodhur.

Fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi asnjë dëm material apo lëndime për personat përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit