Trumpistët e Shqipërisë festojnë të dielën fitoren e Presidentit Trump

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.11.2024, 19:03

Mbështetësit e Presidentit Donald Trump dhe së djathtës konservatore në Shqipëri do të organizojnë një festë më 10 Nëntor, në orën 19:00, në Hotel Xheko Imperial pranë Presidencës. Ngjarja, e cila mbledh simpatizantët shqiptarë të vlerave konservatore amerikane, synon të festojë fitoren e fundit të Presidentit Trump dhe të krijojë një atmosferë bashkëpunimi dhe solidariteti për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat ideale.

Organizatorët shprehen se prania e çdo të ftuari do të jetë një gëzim dhe një mundësi për të bashkëndarë momente të rëndësishme dhe frymëzuese.

Prsh, uroj që të jesh mirë, kjo është një Ftesë për ty nga të gjithë ne 🙂 Të nderuar miq! Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bashkëndajmë një moment festimi për fitoren e Presidentit Trump dhe së djathtës konservatore. Me shpresën që kjo ngjarje e madhe Amerikane të ngjizi shpresë dhe rezonojë bashkëpunim mes të gjithë Shqiptarëve të cilët ndajnë të njëjtat vlera. Prania juaj do të na gëzonte! E Diel, 10 Nëntor, ora 19:00 Hotel Xheko Imperial, Pranë Presidencës Mirë u takofshim 🙂

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit