Veliaj ‘alergjik’ ndaj të moshuarve që shesin në trotuare, por jo bizneseve që i zaptojnë ato

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.11.2024, 14:28

Të moshuarit që shesin në trotuaret e Tiranës janë “alergjia” më e madhe e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe policisë që zbaton urdhrat e tij.

Rastet kur policët bashkiakë kanë terrorizuar të moshuarit që shesin qese me fruta-perime trotuareve të kryeqytetit janë të shumta pasi arsyetimi i tyre lidhet me zënien e hapësirave publike.

Por kur bizneset zgjerohen deri në trotuar e rrugë, Policia Bashkiake mbyll sytë dhe bëhet “qorre” para ankesave të qytetarëve.

Së fundmi një qytetar ka denoncuar në redaksinë tone zënien e trotuareve nga bizneset te rruga “5 Maji”. Ai ka treguar me pamje se si këto biznese tregtojnë mallrat e tyre në trotuar e rrugë, duke bllokuar plotësisht kalimin për këmbësorët.

Qytetari shprehet se një praktikë e tille rrezikon jetën e kalimtarëve pasi u duhet të ecin paralel me makinat.

Ai i bën thirrje Policisë Bashkiake që të marrë masa të menjëhershme pasi ky “model” ndiqet edhe në zona të tjera, mjaft të populluara, të Tiranës.

Denoncimi i qytetarit:

Ne rrugën 5 Maji prane lapidarit te Qemal Stafës.Malli tregtohet ne trotuar dhe rruge duke rrezikuar jeten e tyre ,sidomos te nenave dhe pleqve.Ju lutem shperndajeni qe te parandalohet ndonjë aksident,pasi indiferentizmi i patrullave te Policisë Bashkiake eshte i madh. Ato jane prezente çdo dite aty po bejne sikur nuk shikojnë....u jane errur syze. Filmimi eshte sot ne mengjes. Kjo gjendje eshte e perditeshme Ishalla nuk ndodh ndonjë ngjarje aksidentale....

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit