Tritol në banesën në Don Bosko/ Autori me kapuç, emri i pronarit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 07.11.2024, 10:38

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në zonën e Don Boskos, ku në banesën e shtetasit Aranit Beqiri është hedhur lënda shpërthyese tritol.

Pas zbardhjes së kamerave të sigurisë, është parë se lënda plasëse është hedhur nga një person që mbante një kapuç në kokë.

Personi në fjalë, e ka hedhur tritolin në oborr dhe për fat të mirë nuk ka dëmtime në njerëz, as material. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen. Një tjetër fakt që vlen të theksohet është se pronari i banesës Aranit Beqiraj aktualisht ndodhet jashtë shtetit.

Mundësia e konfliktit për pronën është e përjashtuar, ndërsa pak muaj më parë, është proceduar nga policia sepse ka kryer rikonstruksione pa leje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit