Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Greqi, si pasojë e një aksidenti. 34-vjeçari shqiptar, Valter Vizani është përfshirë në një aksident automobilistik në orën 04:15 në rrugën “Akti Miaouli” në Paradeisi të Rodos.
Vizani drejtonte një motor, por mjeti ka dalë nga rruga për rrethana ende të paqarta, gjë që shkaktoi aksidentin fatal.
Nga të dhënat e para që disponojnë autoritetet greke, rezulton se 34-vjeçari shqiptar nga Mbrostari i Fierit, nuk mbante kaskë dhe për këtë arsye, plagët e marra në kokë qenë fatale.