Për të shmangur çiftimin e padëshiruar, bretkosat femra shtiren si të vdekura.
Studiuesit kanë zbuluar se bretkosat femra përdorin një taktikë të pazakontë për të shmangur çiftimin e padëshiruar.
Gjatë eksperimenteve laboratorike, studiuesit vunë re se bretkosat femra përdornin disa metoda për t'u larguar nga mashkulli që i kapte për çiftim. Një nga teknikat ishte rrotullimi i trupit, ndërsa një tjetër ishte lëshimi i tingujve të fortë për t'u çliruar.
Një taktikë tjetër e pazakontë, që ndodhte në 33% të rasteve, ishte "imobiliteti tonik", ku bretkosa femër ngurtësonte trupin dhe shtirej si e vdekur. Kjo sjellje ishte më e zakonshme te bretkosat më të vogla dhe më të reja, të cilat përjetonin më shumë stres nga përvoja e çiftimit. Studiuesit mendojnë se kjo taktikë është një reagim ndaj stresit për t'u mbrojtur nga presioni i mashkullit.
Përmes këtyre sjelljeve, disa femra arrinin t’u shpëtonin përpjekjeve të meshkujve për çiftim. Megjithatë, studiuesit paralajmëruan se këto sjellje mund të kishin edhe qëllime të tjera, si testimi i forcës së mashkullit, dhe se eksperimentet laboratorike nuk mund të reflektonin plotësisht dinamikën e natyrës.