BO Bowling, hapësira më e veçantë e argëtimit në Tiranë, e cila ofron pista bowling-u dhe një shumëllojshmëri aktivitetesh të mbështjella me një atmosferë stimuluese të artit dhe muzikës, hap dyert së shpejti në QTU!
QTU, përveç zgjedhjeve të shumta në blerje dhe gastronomi, do të jetë gjithashtu destinacioni i argëtimit për të gjitha grupmoshat me ardhjen e BO Bowling.
Hapja e Bo Bowling sjell një përvojë të re tërheqëse për të gjithë vizitorët e QTU, duke ndërtuar një mozaik argëtimi, unik në llojin e tij në Shqipëri. Bo Bowling do të jetë vendi ideal ku loja dhe argëtimi nuk kanë kufi, e ku së bashku me të dashurit tuaj do të krijoni kujtimet më të bukura.
Por, BO Bowling ofron shumë më shumë sesa thjesht bowling. Këtu do të gjeni gjithashtu një gamë të gjerë aktivitetesh për çdo moshë dhe shije, duke filluar nga bari dhe restoranti me ushqime dhe pije të përzgjedhura me kujdes për ju. Gjithashtu, për herë të parë në Tiranë, do të keni mundësinë të provoni Karaoke Box, një eksperiencë unike për të krijuar momente të paharrueshme me miqtë dhe familjarët tuaj. Për adhuruesit e lojërave, ping pongu më inovativ që keni parë deri më tani, bilardo, pikado, e shumë të tjera që do të sjellin një atmosferë plot argëtim për të gjitha moshat.
BO Bowling, koncepti fitues i çmimit prestigjioz për Arkitekturë dhe Dizajn si Qendra më e Mirë e Bowlingut në Botë nga Bowlers Journal USA në vitin 2016, po vjen për herë të parë në Shqipëri në QTU, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Kosovë, me katër pika tashmë të hapura.
Pritja do të përfundojë së shpejti! Jeni gati të luajmë?