Dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 24 vjeç, janë arrestuar për llogari të policisë italiane për trafik droge.
Pas dyshimeve të para, ditën e shtunë, oficerët ndoqën nga afër lëvizjet e të rinjve, të cilët hynë në parkingjet e supermarketeve të ndryshme në zona, midis Tavernolës dhe Cernobbios, dhe takuan disa persona.
Pasi kanë dokumentuar ekzistencën reale të veprimtarisë së trafikut të drogës, autoritetet kanë kryer një kontroll pranë një lokali në Carate Urio, ku dy shqiptarët kishin shkuar më pas për të kryer një dërgesë të mëtejshme të lëndës narkotike.
Nga këqyrja e kryer në makinën që përdornin, policia gjeti të fshehura në kroskot disa doza kokainë në total prej 10 gram e gjysmë dhe para të gatshme në vlerën 540 euro.
Pas kontrolleve në banesën e të rinjve, u gjetën 60 gramë kokainë të ndarë në doza gati për shitje dhe rreth 2500 euro.