Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasdite ne djeshme në aksin Milot-Morinë. Një automjet përplasi për vdekje një këmbësor.
Është vënë në pranga shtetasi Jeton Selimi, 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili shkaktoi aksidentin.
Mësohet se Selimi duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Mbi 24-vjeçarin rëndojnë akuzat e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.