Ndotja e mjedisit nga fabrikat e prodhimit të materialeve të ndërtimit në Shqipëri është një problem serioz pasi shumë prej tyre janë të ndërtuara pranë zonave të banuara.
Fabrika e çimentos TITAN në Thumanë është kthyer në një rrezik për shëndetin e qytetarëve të zonave përreth.
Kjo fabrikë që punon si ditën ashtu edhe natën, po sjell dëme të konsiderueshme tek shëndeti i qytetarëve.
Një qytetar që ka denoncuar sot në redaksinë tonë fabrikën e çimentos thotë se fabrika bën shkarkimin e tymrave gjatë natës duke sjellë një ndotje të madhe të ajrit.
Vlen të thuhet se kjo nuk është hera e parë që fabrika të tilla si “Titan” ndotin ajrin me tymrat që lëshojnë gjatë punës së tyre. Pavarësisht denoncimeve të shumta të qytetarëve, masat e marra nga instancat përgjegjëse nuk duken asgjëkundi.