E braktisur nga fëmijët dhe me probleme ekonomike, gruaja tenton të vetëdigjet me benzinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.10.2024, 12:22

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi para bashkisë së Durrësit, ku një grua e moshuar tentoi të vetëdigjej me benzinë.

Për fat të mirë, kalimtarët që ishin të pranishëm në sheshin “Liria” ndërhynë menjëherë dhe e ndihmuan atë të hiqte rrobat e djegura nga trupi, duke pësuar vetëm djegie në këmbë.

Gruaja e moshuar, e cila ishte ende e tronditur dhe me zërin që i dridhej, nuk arriti të shpjegonte mirë arsyet që e çuan në këtë akt ekstrem, por tha se veprimi i saj ishte pasojë e problemeve ekonomike dhe braktisjes nga fëmijët.

Ajo u transportua me autoambulancë drejt spitalit të Durrësit, ku do të mbahet nën kujdesin e mjekëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit