Skandali në Onkologjik, mjekët e akuzuar apeluan në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.10.2024, 17:27

Mjekët e Onkologjikës, të akuzuar për skandalin që ka ndodhur në spital, kanë apeluar në Gjykatën e Lartë. Hetimi fillestar nga prokuroria e Tiranës është kaluar në SPAK, pasi dyshohet se mjekët jo vetëm që kanë shpërdoruar detyrën, por gjithashtu kanë përfshirë elementë të veprës penale të korrupsionit.

Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet dhe më 21 tetor do të thirret gazetari Osman Stafa, i cili ka publikuar komunikime të reja që lidhen me mjekët e tjerë të spitalit onkologjik. SPAK ka kërkuar që gazetari të dorëzojë materialet e siguruara, ndërsa ka nisur gjithashtu një hetim për pasuritë e mjekëve dhe zyrtarëve nën hetim, për disa prej të cilëve Gjykata e Apelit ka zbutur masat e sigurisë.

Gjykata e Lartë po ashtu po shqyrton çështjen e administrimit të “kobaltit” dhe kompetencës lëndore, duke përfshirë ish-nën drejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi, dhe ish-specialisten Drilona Krishta, të cilat janë nën hetim për shpërdorim detyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit