Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga Gjykata e Selanikut, pasi vrau bashkatdhetaritn e tij, 50-vjeç, vitin e kaluar.
Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në zonën e Analipsi, Selanik dhe motivi i vrasjes, që u krye vitin e kaluar, ka qenë dyshimi i viktimës se i pandehuri flirtonte me partneren e tij.
“Më kërcënoi, më shantazhoi, më shau…”, tha dhe përshkroi situatën para ngjarjes fatale.
Gjithashtu, ai shtoi se në një çast gjatë përleshjes, u përpoq që ta qetësonte 50-vjeçarin dhe se armën e ngriti për ta trembur.
“Ngrita armën për ta trembur, qëllova për ta frikësuar”, tha ai.
Në gjykatë është publikuar video nga kamera e sigurisë në vendngjarje, e cila ka filmuar të gjithë ngjarjen.