Vangjush Stavro, drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, i cili la shqiptarët pa martuar gjatë verës dhe futi në kolaps disa javor institucionin që drejtonte, është shkarkuar papritur nga detyra.
Mediat raportojnë se shkak për largimin e tij nga detyra është bërë një përplasje mes Gjendjes Civile dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, e cila njihet për vjedhjet "me lopatë" nga procedurat e prokurimit të tenderave.
Përplasja ka shpërthyer mbi tenderin për "Mirëmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile" ku thuhet se Stavro ka insistuar për zbatimin e procedurave ligjore, por Mirlinda e AKSHI-t ka vepruar ndryshe pasi tenderi në lojë ka një fond limit prej 380 milionë lekësh dhe zbatimi i kontratës 3-vjeçare do të thotë vjedhje të qeta dhe pa limit për të.
Tenderi në fjalë synon modulimin e funksioneve kryesore të sistemit të regjistrit kombëtar dhe përmirësimin e infrastrukturës hardware, me qëllim garantimin e sigurisë së sistemit duke shtuar më shumë shërbime në e-Albania, që drejtohet nga Mirlinda dhe rrjedhimisht paratë i merr ajo.
Por këto "përplasje" për një tender kaq të rëndësishëm janë bërë shkak për "prerjen e kokës" së Stavros i cili është shkaruar nga detyra me firmën e Ministritt të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Duhet theksuar se Stavro largohet nga institucioni që përpilon dhe afishon listat e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare.