Tentoi vetëvrasjen me armën e punës, gardisti vëllai i Sheila Haxhirajt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.10.2024, 14:51

Henri Haxhiraj është punonjësi i Gardës së Shqipërisë i cili tentoi vetëvrasjen ditën e sotme.

Teksa ishte në banesën e tij në zonën e Qytet Studentit, 37-vjeçari qëlloi veten me plumb në kokë dhe përfundoi me urgjencë në spital. Aktualisht Haxhiraj ndodhet në Spitalin e Traumës në pavionin e intubimit dhe në gjendje të rëndë.

Emri i Henri Haxhirajt nuk është i panjohur për policinë, por as edhe për mediat. Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj dhe ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për lidhjet e tij me një grup kriminal.

Në janar 2022, ai u përfol për përfshirje në një skemë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara, ku së bashku me disa të tjerë, kishin përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga individë të huaj. Ky operacion policor çoi në arrestimin e katër personave, përfshirë Haxhirajn.

Pas ngjarjes së sotme, familjarët e gardistit kanë deklaruar se ai vuante nga depresioni, por pa dhënë detaje të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit