Më shumë se 80 vjedhje në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.10.2024, 13:58

Katër shqiptarë u arrestuan nga policia spanjolle për një seri grabitjesh, ku përdornin identitete të rreme ose të vdekurve dhe makina me targa false për të shmangur zbulimin. Pasi mbërrinin në qytete të ndryshme, ata kryenin vëzhgime të kujdesshme të objektivave të tyre, duke hyrë në shtëpi në orët e para të natës përmes ballkoneve ose dritareve. Për të shmangur mbikëqyrjen e policisë, ata përdornin pajisje të sofistikuara që zbulonin radiofrekuenca.

Grupi kriminal operonte kryesisht përgjatë autostradës A23, duke kryer grabitje në rajonet Teruel, Gúdar-Javalambre, Alto Palancia, Bajo Maestrazgo dhe Campo del Turia. Më shumë se 80 grabitje janë regjistruar në shtëpi në provincat e Teruel, Zaragoza, Castellón, Valencia, Lérida, Tarragona, Granada dhe Málaga, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar më shumë detaje.

Arrestimet u kryen në Miami Playa nga agjentë të Komandës Teruel, me mbështetjen e njësive speciale të Gardës Civile. Gjatë kontrollimeve në Mont-Roig Camp, Miami Playa dhe Tarragona, policia sekuestroi mbi 8000 euro para cash dhe bizhuteri të vjedhura. Hetimet janë udhëhequr nga Prokuroria Publike dhe Gjykata Hetimore e Teruelit, e cila ka vendosur dënimin me burg për katër të arrestuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit