Shoferët u zunë në mes të rrugës: “Passati na përplasi qëllimisht, më goditi gruan me shishe”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.10.2024, 13:53

Më herët gjatë ditës JOQ ALBANIA publikoi pamjet e një sherri mes dy shoferëve në Tiranë pas përplasjes së makinave.

Njëri prej shoferëve të përfshirë në aksident ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, që sipas tij ka qenë e qëllimshme.

Ai thotë se mjeti tip “Passat” ka goditur qëllimisht mjetin e tij dhe ka tentuar të largohet për t’i lënë fajit atij.

Por duke qenë se mjeti ka qenë i pajisur me kamera, shoferi ka regjistruar momentin e përplasjes së qëllimshme dhe ndaljen e makinave.

Pas kësaj ai thotë se shoferi që i përplasi ka goditur me shishe uji bashkëshorten e tij dhe ai i ka dalë në mbrojtje siç do bënin të gjithë.

Sipas shoferit të dëmtuar, një vajzë ka ndihmuar shoferin tjetër për t’u larguar nga vendngjarja pa mbërritur policia. Ai i bën thirrje këtij personi që të mos i afrohet më familjes së tij.

Mesazhi i shoferit:

Mngjesi JOQ, po ju nis videon sqaruese per makinen golf 6 pse ndodhet perpara makines tip passat AA889XM. Ne momentin qe makina AA889XM godet kastile makinen time tenton te largohet me iden qe ngjarja te duket sikur e kam goditur un. Por ai se dinte qe makina ka kamera dhe gjixhcka esht e regjistruar. Si mos mjaftonte kjo agresori goditi me shishe uje nusen time dhe un i dola ne mbrojtje, sikur do bente gjithkush. Per ta renduar me shum nje vajz e ndihmoj te largohet nga vendi i ngjarjen pa pritur policin te vinte. Rasti esht kallzuar penalisht. I bej thirrje publike agresorit te qendroj larg meje dhe familiarve te mi. Faleminderit cdo koment, dy duar per nje kok!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit