17-vjeçari që goditi 68 herë me thikë prindërit dhe vëllain rrëfen detaje rrëqethëse

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.09.2024, 17:01

Detaje të reja janë zbuluar nga dëshmia e 17-vjeçarit që ekzekutoi me thikë prindërit dhe vëllain e tij të mitur disa ditë më parë në Itali.

Në rrëfimin e tij, përpara paraburgimit, 17-vjeçari Ricardo ka përshkruar ngjarjet e asaj nate dhe mënyrën se si i sulmoi familjarët e tij, duke filluar me vëllain e mitur.

“Ai që duhej të vrisja fillimisht ishte vëllai im. Ai ishte në shtrat, i kthyer në anën e majtë drejt dritares. Me goditjen e parë që i hodha në fyt, ai u zgjua dhe thirri ‘Babi’. Ia mbylla gojën dhe i dhashë më shumë thika,” tregoi 17-vjeçari.

Sipas tij, lëvizja e radhës ishte të shkonte në dhomën e prindërve për t’i vrarë, por britmat e vëllait i zgjuan dhe ai u përball me prindërit në derën e dhomës së tyre.

“Kishin ndezur dritën, unë isha përballë me thikën në dorë, më thanë të rri i qetë. Ata hynë me mua në dhomën e vëllait tim dhe unë i sulmova,” tha ai.

Pas vrasjes së vëllait, 17-vjeçari shpjegon se më pas vrau nënën e tij, ndërsa babai ishte i fundit që ra i vdekur nga goditjet me thikë. Ai tregoi se e goditi të atin kur ky u kthye për të parë se çfarë kishte ndodhur me fëmijën tjetër.

“E godita me thikë në qafë, se më dhimbsej,” tha ai.

Duke vazhduar rrëfimin e tij me një qetësi të frikshme, 17-vjeçari shtoi se për shkak se babai po vuante pas goditjeve në shpinë, “e godita me thikë në qafë se më dhimbsej.” Ai shtoi se e goditi përsëri edhe nënën, sepse “nuk doja që ajo të vuante më.”

Pas vrasjes së prindërve dhe vëllait, ai i tregoi policisë se e fshehu thikën nën jastëk dhe, ndonëse mendimi i tij i parë ishte të zbriste në katin e poshtëm për të kërkuar ndihmë, vendosi të kthehej në dhomë dhe të injoronte atë që kishte bërë.

Sa i përket thikës, me të cilën i kishte goditur familjarët 68 herë, ai shpjegoi se e kishte mbajtur me një leckë të prerë nga një bluzë e zezë për ta pastruar.

Ai tha gjithashtu se fillimisht kishte menduar të akuzonte nënën për vrasjet, por në fund vendosi të linte babain fajtor. Megjithatë, ky version nuk e bindi policinë, pasi nuk kishte shenja të ndonjë konflikti.

Ricardo u tha oficerëve se fillimisht kishte planifikuar të vriste familjen një natë më parë, “por nuk po më pëlqente. Por vazhdova të mendoja për këtë për orët e ardhshme, derisa shpërtheva.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit