Pas lirimit nga burgu, Fredi Beleri u prit me fishekzjarrë dhe përqafime në Himarë, ku banorët lokalë organizuan një festë për të shënuar rikthimin e tij. Në mes të festimeve, një detaj ironik spikati në fjalën e mbajtur nga ambasadorja greke në Shqipëri, Kostandina Kamitsi, e cila kërkoi që Beleri, tani si eurodeputet, të mbrojë të drejtat e Himarës në Bashkimin Europian, në një kohë kur Himara është brenda territorit sovran të Shqipërisë.
Në një mënyrë që lë vend për shumë pyetje, ambasadorja sugjeroi se Beleri, tashmë eurodeputet, ka një mision për të mbrojtur të drejtat e Himarës, të Greqisë dhe madje edhe të vetë Shqipërisë. Duket se sipas kësaj logjike, Himara nuk është mjaftueshëm e mbrojtur nga institucionet shqiptare dhe ka nevojë për një eurodeputet grek për të bërë këtë detyrë në Bruksel.
Ironia e situatës qëndron në faktin se një qytetar grek, i cili ishte burgosur në Shqipëri për korrupsion zgjedhor, tani po promovohet si mbrojtës i të drejtave të një territori shqiptar në parlamentin europian.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.