E shkuara e errët e Elis Rroshkodolit që u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.08.2024, 12:07

Pjesëmarrja në shumë konflikte tani dhe në të kaluarën, ka vështirësuar hetimin për vrasjen e Elis Rroshkodolit, ndodhur një ditë më parë në Shkodër.

Ende nuk është përcaktuar një pistë kryesore, pasi përfshirja në vjedhje, plagosje brenda dhe jashtë vendit, tregti droge dhe konflikte të tjera kanë bërë që të shqyrtohen të gjitha mundësitë.

Konfliktet e viktimës kanë nisur që pa mbushur 20 vjeç dhe kanë vazhduar deri më 30 gusht kur u ekzekutua me 18 plumba.

Në vitin 2010 Elis Rroshkodoli dyshohet se plagosi me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës, Barush Bregu.

Në vitin 2014 dyshohet se ishte pjesë e nje grupi shqiptarësh të cilët organizuan një vjedhje në Belgjikë. Gjithashtu, dyshohet se ka plagosur një shkodran me mbiemrin Shema në Belgjikë, dhe vetëm një vit më parë dyshohet se ka plagosur një rumun në Rumani, pastaj është arratisur drejt Stambollit.

Dyshohet se ekzekutorët mund të jenë persona me pagesë.

I vetëdijshëm për konfliktet e shumta, 36-vjeçari mbante me vete një pistoletë me fishekë në fole e gatshme për qitje, të cilën e kishte në çantë çastin e ekzekutimit.

Autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar për shkak se lokali dhe rruga, ku makina kaloi dhe humbi gjurmët nuk është e monitoruar nga kamerat.

Referuar burimeve, targat e automjetit rezultojnë të vjedhura nga Mali i Zi, më 5 gusht të këtij viti. Ky detaj është konfirmuar nga komunikimet e policisë shqiptare me ato malazeze.

Policia dyshon se automjeti tip ‘Benz’, ngjyrë gri ka ardhur nga rruga “Isuf Sokoli” dhe 36-vjeçari është qëlluar teksa pinte kafe në një lokal në unazën perëndimore.

Dëshmitarë të vrasjes ishin katër persona, pronari i lokalit dhe tre të tjerë. Një prej tyre deklaroi se viktima po pinte kafe i vetëm.

Kujtojmë se Elis Rroshkodoli është i biri i Kujtim Haxhisë, i cili u vra në vitin 1995 në Shkodër pas një konflikti duke lënë në moshën 7-vjeçare të birin që u ekzekutua një ditë më parë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit