Fëmijët po pakësohen, 33% e familjeve kanë një anëtar mbi 65-vjeç

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.08.2024, 14:30

Një raport i fundit i Bankës Botërore ka zbuluar se përqindja e familjeve në Shqipëri që jetojnë me të moshuar (65+) ka tejkaluar ato familje me fëmijë të vegjël (0-6 vjeç).

Konkretisht, 32.9% e popullsisë banon me një të moshuar, ndërsa vetëm 11% jetojnë me fëmijë të vegjël. Ky ndryshim tregon rritjen e përgjegjësive për kujdes ndaj të moshuarve.

Në Shqipëri, anëtarët e familjes vazhdojnë të jenë burimi kryesor i kujdesit, duke përballuar shumicën e nevojave për kujdes për të moshuarit dhe fëmijët, ndërkohë që përdorimi i kujdesit institucional mbetet i kufizuar.

Kujdesi formal për të moshuarit është i ulët, me vetëm 2% të tyre që përfitojnë nga shërbime të tilla, pavarësisht se 91% kërkojnë kujdes afatgjatë.

Pandemia COVID-19 ka shtuar barrën mbi gratë, duke rritur pjesëmarrjen e tyre në punët e papaguara dhe përgjegjësitë e kujdesit në shtëpi.

Mbyllja e shkollave dhe çerdheve, së bashku me nevojën për të kujdesur për të moshuarit në shtëpi, ka çuar në një rritje të konsiderueshme të kohës së shpenzuar nga gratë për këto aktivitete.

Sipas të dhënave, 76% e femrave raportuan një rritje të kohës së shpenzuar për punë të papaguar në shtëpi gjatë pandemisë, krahasuar me 66% të meshkujve. Po ashtu, 72% e grave thanë se kaluan më shumë kohë duke u kujdesur për të tjerët, në krahasim me 62% të burrave. Këto shifra reflektojnë pabarazinë gjinore të përgjegjësive për kujdesin gjatë krizës së pandemisë.

Kjo situatë ka ndikuar negativisht në pjesëmarrjen ekonomike të grave, duke kufizuar mundësitë e tyre për arsimim dhe punësim. Normat shoqërore vazhdojnë të imponojnë që gratë të mbajnë një barrë jo-proporcionale të kujdesit, duke i lënë ato në një pozitë të pafavorshme ekonomikisht dhe socialisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit