Dorëhiqet nga LVV-ja asamblisti më i votuar në Rahovec

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.08.2024, 10:43

Ilir Pallqa, kandidati më i votuar për Asamble Komunale nga Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Përmes një reagimi publik ai ka paraqitur arsyet e dorëheqjes, ku kryesorja është heshtja e qendrës në Rahovec pas shkarkimit të Visar Korenicës nga pozita e koordinatorit, shkaku Kodit Civil.

“Në vitin 2017 u anëtarësova në Lëvizjen Vetëvendosje. Qëllimi i aktivizimit tim politik ka qenë të jap kontribut më të drejtpërdrejtë për shoqërinë e Rahovecit, por edhe më gjerë. Jam përpjekur të kontriboj; një pjesë e aktivitetit tim është publik, ndërsa pjesën tjetër e njohin ata me të cilët kemi rrugëtuar bashkë. Në vitin 2021 fitova besimin e banorëve që t’i përfaqësoj në Kuvend. Jam përpjekur të jem aktiv dhe t’i përfaqësoj ata në mënyrën më të mirë, aq sa di dhe ashtu si di.

Kryesia e LVV-së, me në krye Albin Kurtin, më shumë se dy vite më parë, shkarkoi Visar Korenicën, koordinatorin e qendrës në Rahovec, vetëm sepse ai votoi kundër Kodit Civil; kundër kodit i cili, sipas tij, sipas votuesve të tij, dhe sipas meje si shok i tij, ndikon negativisht në shoqëri. Megjithatë, kemi duruar me shpresën që do të ketë reflektim nga qendra për këtë vendim. Reflektim nuk ka pasur tash e sa kohë”, thotë ai.

Ai thotë se ka shumë deputetë të tjerë që kanë votuar kundër propozimeve të ndryshme nga qeveria, por nuk janë shkarkuar.

“Është shkarkuar vetëm ai që ka votuar kundër Kodit Civil, i cili nuk ishte në programin e Lëvizjes Vetëvendosje. Albini dhe të gjithë në VV e dinin bindjen e Visarit kur ai garoi për deputet; e dinin se një besimtar nuk mund të votojë asnjëherë një kod i cili njeh martesat e atij lloji. Nëse e ke pranuar duke e njohur, pse është shkarkuar? Flirtimi i kryeministrit me besimtarët musliman ka qenë i vazhdueshëm, nga fjalët se “në Kosovë nuk ka aq ekstremizëm sa ka islamofobi”, dhe se “nuk ka rëndësi çfarë ke mbi kokë, por ajo çfarë ke brenda kokës,” duke iu referuar shamive, por përsëri udhëzimi për mosbajtjen e shamive në shkolla mbetet në fuqi”, thekson Pallqa.

Sipas Pallqës, me këto lëvizje, kryeministri Albin Kurti duke linquar besimtarët dhe duke mos qëndruar prapa fjalëve të thëna dikur, i kanë dhënë një mesazh një pjese të elektoratit dhe të shoqërisë, mesazh të cilin grupi i Deçanit e ka marrë përzemërsisht.

“Ky grup ka përkrahjen publike edhe nga disa “përfaqësues” të VV-së në media, dhe jo vetëm, të cilët flasin fjalë që lëndojnë të gjithë ata që mbajnë besimin e tyre me krenari, duke nënkuptuar se ata që nuk konvertohen nuk qenkan patriotë. Nga udhëheqësia heshtje, heshtje sepse nxitje. Gjithsesi, që nga fillimi janë akumuluar shumë probleme; ndoshta kam përmendur vetëm disa, ose shumë pak prej tyre”.

Pallqa vlerëson se dorëheqja e tij do të ketë ndikim negativ tek ai, megjithatë siç shprehet ai “si pjesë e kësaj shoqërie, e kemi për detyrë të dalim përtej vetes kur besojmë se është në të mirën e gjerë”.

“Sot vendosa të marr një vendim, i cili, duke marrë parasysh fuqinë aktuale të LVV-së, ndikon negativisht tek unë si Ilir. Por Ilirët shkojnë e vijnë, ndërsa shoqëria mbetet, dhe ne, si pjesë e kësaj shoqërie, e kemi për detyrë të dalim përtej vetes kur besojmë se është në të mirën e gjerë. Unë e deklaroj publikisht se jap dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje. Me shpresën që do të ketë reflektim, përulësi dhe veprim në të mirë të shoqërisë, të paktën në të ardhmen. Unë vazhdoj aktivitetin tim politik për vendin tim dhe këtë shoqëri, derisa kam fuqi të lëviz dhe zë për të folur, pa marrë parasysh nëse kam pozitë politike apo jo. Aktiviteti im nuk do të jetë asnjëherë në partitë që kanë kontribuar në shkatërrimin e shpresës së rinisë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur deri sot!”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit