“E ka rrëzuar në tokë dhe …”, 23 vjeçari kosovar duhet të largohet nga Zvicra pasi ka rrahur brutalisht një serb

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.08.2024, 23:16

Një kosovar, 23 vjeç, i rritur në Zvicër do dëbohet nga vendi për pesë vjet. Gjykata Federale ka aprovuar një ankesë nga prokuroria publike e Cyrihut.

Kosovari kishte rrëzuar një serb në tokë dhe e kishte goditur tri herë me shkelm në kokë, me ç`rast viktima kishte pësuar lëndime të rënda.

I riu e kishte kryer krimin në gusht të 2020-ës gjatë periudhës së provës të dënimit (me kusht) të vendosur nga prokuroria e të rinjve.

Pas hapjes së procedurës penale, kosovari ka kryer edhe krime të tjera.

Ai ka kërcënuar një punonjës sigurie, është përpjekur t’i shmangej kontrollit të policisë duke ikur dhe ka goditur një person tjetër dy herë në fytyrë – përsëri në gjendje të dehur. Kjo del nga një vendim i Gjykatës Federale të publikuar të enjten.

Gjykata e lartë (kantonale) e kishte dënuar kosovarin me burgim të pjesshëm prej 32 muajsh, prej të cilëve 10 muaj duhej t`i mbante në mënyrë efektive. Ajo kishte vendosur gjithashtu një gjobë të kushtëzuar prej 65 tarifash ditore, shkruan sda.ch. Ndryshe nga Gjykata e Qarkut, gjykata e lartë ishte përmbajtur nga dëbimi nga vendi.

Megjithatë, për shkak të vendimit të ri, atij të Gjykatës Federale, kosovari do të duhet të largohet nga Zvicra për pesë vjet pas vuajtjes së dënimit. Kjo gjykatë konfirmon se bëhet fjalë për “rast të rëndë” por megjithatë, interesi publik për dëbimin nga vendi është më i madh se ai i të paditurit.

Kur ishte një vjeç e gjysmë, kosovari kishte ardhur me nënën te babai i tij, i cili tashmë jetonte në Zvicër dhe që atëherë jeton këtu. Ai kishte braktisur dy praktika të ndryshme profesionale (zanate) dhe kishte punuar për një kohë në biznesin e babait të tij. Për shkak se babai i tij ishte “shumë i rreptë” për të, marrëdhënia e punës qe ndërprerë.

Gjykata Federale thekson se përsa i përket interesit publik për dëbimin nga vendi, qëndrojnë si pesha e krimit ashtu dhe rrezikshmëria e të paditurit. Goditjet e dhunshme në kokë të viktimës së pambrojtur të shtrirë në tokë ishin një manifestim i brutalitetit të rëndë, përcjell albinfo.ch. Gjykata Federale supozon se ekziston një rrezik përkatës i kthimit. Reputacioni i tij nuk ishte më i dëmtuar kur u dënua për herë të parë sipas ligjit penal për të rriturit.

Tentativa për plagosje të rëndë është kryer gjatë periudhës së provës dhe krime të tjera janë kryer pas hapjes së hetimeve. Pra, nuk mund të flitet për sjellje episodike në moshën e rritur.

Një tjetër pikë e cituar nga Gjykata Federale është se i riu nuk është i integruar ekonomikisht. Pavarësisht kërcënimit për dëbim nga vendi, ai nuk mundi të hynte në një marrëdhënie të qëndrueshme pune. Fakti që ai tani është duke punuar në biznesin e babait të tij tregon një mungesë të dukshme vullneti për të krijuar kushte të qëndrueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit