Siljanovska: Lufta në tokën e Evropës dhe Lindjen e Mesme shtron pyetje dhe dilema të vështira

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.08.2024, 20:49

Maqedonia e Veriut po shënon 32 vjetorin e themelimi të të Armatës, me çka sot po mbahen një sërë aktivitetesh. Ceremonia qendrore është mbajtur në Ohër, ku të pranishmëve ju adresua me një fjalim edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova, e cila falënderoi pjesëtarët e Armatës për kryerjen detyrave ushtarake me disiplinë, ndërgjegjie dhe përgjegjësi brenda dhe jashtë vendit, përmes pjesëmarrjes në misione të shumta paqeruajtëse. Presidentja posaçërisht theksoi përkushtimin e Armatës në përkrahjen e institucioneve në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe situatat e krizës, si zjarret në mbarë vendin, duke e bërë këtë gjithmonë në mënyrë profesionale dhe vetëmohuese.

“Ju jeni një garantues dhe potencial rëndësishëm paqësor në këto kohë të vështira pasigurie të madhe, të shkaktuar nga rreziqet e sigurisë globale dhe evropiane dhe konfliktet e ndezura ushtarake rajonale, prania e kërcënimeve tradicionale, por edhe atyre të reja hibride dhe kibernetike, ndikimet aktive keqdashëse dhe dezinformatat nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë. Fatkeqësisht, fusha moderne e betejës është zgjeruar nga hapësira fizike në atë digjitale”, theskoi Siljanovska – Davkova.

Ajo shtoi se , lufta aktuale në tokën e Evropës dhe Lindjes së Afërt, e cila shkakton vuajtje të paparë njerëzore dhe dëme materiale, shtron pyetje dhe dilema të vështira, por edhe sfida për njerëzimin, për shkak të respektimit dhe mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare, joefikasitetit në funksionimin e institucionet ndërkombëtare dhe aktorët e autorizuar ndërkombëtarë.

“Ne e dimë se ju, pjesëtarë të Armatës, e keni bërë rrugën drejt NATO-s përmes misioneve të shumta paqeruajtëse në të cilat keni fituar jo vetëm përvojë të madhe, por edhe respekt të madh dhe të merituar. Prandaj, ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen përmes pjesëmarrjes në KFOR, Prezencës së Përforcuar në Letoni dhe aktiviteteve të rritura të vigjilencës në Bullgari dhe Rumani si pjesë e sistemit kolektiv të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s. Ne do të vazhdojmë të marrim pjesë në misionet EUFOR – ALTEA dhe UNIFIL. Aktualisht mbi 180 pjesëtarë të ushtrisë janë të angazhuar në misione dhe operacione paqeruajtëse nën flamurin maqedonas”, tha presidentja.

Ajo më tej, ka përshëndetur angazhimin e pjesëtarëve të armatës në luftën kundër vatrave të zjarrit që janë përhapur në disa pjesë të vendit.

“Por, përveç hektarëve të panumërta të pyjeve, fushave dhe kullotave, këto zjarre përkeqësojnë çështjen e funksionalitetit të sistemit për parandalimin e zjarreve dhe ballafaqimin me to. Armata si edhe deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen do të jetë e gatshme t’u ofrojë mbështetje të plotë qytetarëve dhe institucioneve kompetente. Por është koha të rishikohet sistemi i mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhimit të krizave, për të zbuluar dhe korrigjuar mospërputhjet institucionale dhe profesionale, si dhe për të krijuar një sistem logjik dhe efikas të menaxhimit të krizave. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur në kohë të mirën e përbashkët dhe interesin publik, për të synuar parandalimin dhe jo trajtimin e pasojave”, theksoi ajo.

Në kuadër të ceremonisë qendrore, u bë pranim – dorëzimi i detyrës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, nga shefi i mëparshëm, nënkoloneli Vasko Gjurchinovski, i është dorëzuar shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiskit.

Ndërkaq, Ditën e Armatës, Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, ka uruar të gjithë pjesëtarët e Forcave të Armatosura, duke thënë se se janë shembull se çfarë do të thotë dashuria e vërtetë për atdheun.

“Me rastin e 18 gushtit, Ditës së Armatës, i adresoj urimet dhe mirënjohjen time për të gjithë ju që shërbeni me nder, guxim dhe përkushtim të palëkundur. Profesionalizmi dhe vullneti juaj për t’iu përgjigjur gjithmonë sfidave është frymëzues. Duke investuar çdo ditë me guxim, sakrificë dhe besnikëri, kontributet tuaja nuk kalojnë pa u vënë re. Ju jeni një shembull se çfarë do të thotë dashuria e vërtetë për atdheun. Unë besoj në ju dhe jam krenar për ju. Vazhdoni të jeni mburojë për sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë”, thuhet në urimin e Misajlovskit.

Shënimi i Ditës së Armatës filloi të premten me një tubim solemn tradicional të punonjësve në pllajën përballë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa me ceremoni ushtarake festa u shënua edhe në komandat dhe repartet e Ushtrisë në të gjitha kazermat në RMV.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit