Shkencëtarët japin alarmin, rritja e temperaturave po ndikon te rrotullimi i Tokës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.08.2024, 17:15

Shkencëtarët shprehen se rritja e temperaturave po ndikon edhe në rrotullimin e Tokës. Ata po gjejnë prova se shkrirja e kapakëve të akullit në pole, për shkak të mbinxehjes së planetit, po bën që uji i shkrirë të lëvizë drejt ekuatorit të Tokës, duke ndikuar në ekuilibrin e saj.

Studiuesit u shprehën se ndryshimet klimatike bëjnë që boshti i rrotullimit të Tokës të lëvizë dhe duket se po ndryshojnë gjithashtu dinamikën e bërthamës së Tokës.

Ndryshimi i rrotullimit të Tokës po bën që ditët tona të jenë pak më të gjata. Për periudhën nga viti 2000 deri në 2018, shkalla e rritjes së gjatësisë së ditës për shkak të lëvizjes së akullit dhe ujërave nëntokësore ishte 1.33 milisekonda në shekull, më e shpejtë se në çdo periudhë në 100 vjetët e mëparshme, thuhet në një raport të NASA-s.

Raporti shpjegoi se rritja e lehtë e kohëzgjatjes së ditës është e padukshme për njerëzit. Megjithatë, nëse planeti ynë vazhdon të ngrohet dhe për këtë arsye të zgjasë më tej ditët tona, mund të kapërcejë tërheqjen gravitacionale të Hënës, e cila e ka mbajtur klimën e Tokës relativisht të qëndrueshme për miliarda vjet.

Pavarësisht nga temperaturat tepër të larta, ekziston një listë e pafundme mjetesh, teknologjish, veprimesh kolektive, politikash që po bëhen për të normalizuar temperaturat. Njëri prej veprimeve më të mira që duhet marrë në kuadër të mbrojtjes së mjedisit është përdorimi ose investimi në energji të rinovueshme.

Rritja e temperaturave globale shkaktohet nga burime të energjisë së papastër si qymyri dhe nafta. Reduktimi i përdorimit dhe nevojave për këto burime të energjisë do të zvogëlojë ndikimin e tyre në temperaturat globale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit