Mexhiti: Shpresoj të mos përsëriten rastet sikur ai i Blerim Ramadanit, dëmtojnë marrëdhëniet me Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.08.2024, 14:06

Zv.kryeministri Izet Mexhiti sot në konferencë për shtyp, ka folur për çështjen e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, i cili u arrestua nga Policia e Maqedonisë, ndërsa gjatë ditës së djeshme u arratis nga arresti shtëpiak.

Mexhiti e akuzoi opozitën se kanë kundërshtuar vendimin që të lirohet ish-ushtari Ramadani, duke shtuar se “kanë gënjyer kur kanë thënë se është rasti i parë që një ish-ushtar i UÇK-së arrestohet në RMV”.

“Edhe unë edhe ju e dini që Prokurorinë e Krimit të Organizuar kush e udhëheq dhe cili është problemi. Diçka tjetër bëjnë, diçka tjetër thonë. Kanë qenë në kundërshtim për ta ndihmuar ish-ushtarin e UÇK-së. U munduan me lajme të rrejshme të thonë se është rasti i parë i arrestimit të ish-ushtarëve, ndërsa të njëjtit mbrëmë u lavdëruan për rastin Dugolli se si në kohën e tyre është liruar që edhe kjo nuk është e vërtet, është rrena e dytë për shkak se Dugolli është liruar mur është sjell vendimi i Gjykatës Supreme”, tha Mexhiti.

Ai uroi që të mos ketë raste të ngjashme në të ardhmen, duke shtuar se janë ngarkesë për shtetin, por se edhe dëmtojnë marrëdhëniet në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ndryshe, ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili u arrestua muajin e kaluar në kufirin Kosovë – Maqedoni me urdhër të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë, dje është arratisur nga arresti shtëpiak, ndërsa gjatë ditës së sotme kanë dalë informacione se ai tashmë ndodhet në Kosovë. Masa e arrestit shtëpiak, Ramadanit i skadonte sot (16 gusht), ndërsa Policia e Maqedonisë së Veriut ka lëshuar fletarrest ndaj tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit