Egli Proga, humbi jetën pak ditë më parë për shkak të dhunës brutale që 29-vjeçari Denis Meçe ushtroi ndaj tij. 42-vjeçari, baba i dy fëmijëve, u la më shumë se 30 minuta i plagosur rëndë në rrugë, në pritje të ambulancës.
Familjarët e të ndjerit akuzojnë policinë dhe ambulancën për vdekjen e tij dhe kjo, jo pa të drejtë.
Si fillim, Policia ishte e para që u mundua ta trajtojë ngjarjen e rëndë si diçka krejt normale dhe i vuri 42-vjeçarit damkën e një pijaneci, që s’i mbajnë këmbët dhe rrëzohet vend e pa vend. Efektivët e policisë nuk raportuan ngjarjen e vërtetë duke i dhënë mundësi vrasësit Denis Meçe të arratisej për disa orë të mira.
Ndërkohë që ambulanca vonoi mbi 30 minuta për të mbërritur në vendngjarjen që është 300 metër larg spitalit.
Qytetarët pogradecarë kanë treguar për JOQ ALBANIA se ambulanca e spitalit të Pogradecit që drejtohet nga Erion Thëngjilli, kryetari Partisë Socialiste në këtë qytet, bëri lojëra fjalësh kur e telefonuan për Eglin, dhe jo vetëm.
Sipas tyre, ambulancat e spitalit u vonuan qëllimisht të shtunën dhe sikur sikur të mos mjaftonte kjo, efektivët e policisë në vendngjarje nuk lejuan familjarët që ta transportonin 42-vjeçarin në spital me mjetet e tyre.
Por përveç vonesës në mbërritjen e ambulancës, Erion Thëngjilli po sigurohet që familjarët e Eglit të mos kenë në duar certifikatën e vdekjes së tij edhe pse kanë kaluar 3 ditë që nga ngjarja e rëndë.
Këto vendime të Thëngjillit njëri pas tjetrit, shpjegojnë më së miri kapjen e shërbimit shëndetësor nga pushteti dhe paratë.
Duke ditur se daja i Denisit, socialisti Valter Gora është emër i njohur dhe me pushtet në qytetin e Pogradecit, nuk është aspak çudi që Thëngjilli t’i ketë bërë qokën, ashtu siç Elton Halili, drejtori i Komisariatit ia bëri i pari duke fshehur ngjarjen e vërtetë.
Epo pas hetimeve për Komisariatin e Pogradecit, mbetet që radhën ta ketë edhe kryetar Erioni.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.