Avioni i rrëzuar në Brazil ka operuar në Shqipëri e Itali me “BelleAir”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2024, 10:11

Një avion është rrëzuar në São Paulo, Brazil, duke vrarë të gjithë 62 personat që ishin në bord.

Avioni Turboprop me dy motorë po fluturonte nga Cascavel për në qytetin e São Paulo kur u rrëzua të premten në Vinhedo.

Autoritetet kanë konfirmuar të shtunën se avioni ATR 72-500 mbante 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit dhe nga aksidenti kishte asnjë të mbijetuar.

Kompania franko-italiane, ATR, e cila është në proncësi të gjigantëve Airbus dhe Leononardo, është prodhuese e aeroplanëve të llojit që është rrëzuar.

ATR ka shitur më shumë se 1600 avionë dhe ka mbi 200 operatorë në më shumë se 100 vende.

Një fakt interesant është se avioni i rrëzuar në Brazil, AR 72-500 (72-212A) më parë ka operuar në Shqipëri dhe Itali.

Në qershor të vitit 2010, kompania “Belle Air” ka sjellë për të operuar në Shqipëri avionin AR 72-500 (72-212A) dhe një muaj më pas i njëjti avion ka operuar edhe për “BelleAir Europe” me bazë në Itali.

Deri më 13 korrik 2012, avioni ATR 72-500 (72-212A) ka operuar në Shqipëri dhe pastaj në Norvegji, Poloni e nga viti 2022 në Brazil, ku dhe ndodhi tragjedia me 62 viktima.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit